Lajme

Kadri Veseli me bashkëshorten në “Fadil Vokrri”, mbështetje maksimale për Kosovën

11/17/2019 18:37
nga:M K

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ashti si edhe shumë kolegë të tij politikanë, ka marrë rrugë drejt “Fadil Vokrrit”.

Ndeshja Kosovë-Angli ka tejkaluar suazat e sportit, sidomos pas mikpritjes fenomenale, teksa shumica e krerëve të lartë shtetërorë janë parë në ulëset VIP të stadiumit, përveç Kurtit, që ka zgjedhur për të dytën herë me radhë, tribunën lindore, shkruan GazetaBlic.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës në dy legjislaturat e kaluara, ka postuar në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” një foto ku shihet bashkë me gruan e tij, Violetën, ndërsa fotos së postuar ia ka bashkangjitur edhe një përshkrim, përshkrim të cilin mund ta lexoni më poshtë.

/GazetaBlic/

12/10/2019 07:22

Veseli sot intervistohet nga Specialja