Uncategorized

Kadri Veseli ka dy fjalë për mbledhjen e Samitit të Berlinit që mbahet nesër

04/28/2019 19:08
nga:A. R.

Nesër, me 29 prill do të zhvillohet një takimi i radhës i Samitit të Berlinit, takim ky që do të bashkojë krerët e rëndësishëm të shteteve evropiane, duke përfshirë këtu edhe presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan GazetaBlic.

Nikoqirët e takimit të nesërm janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, një mbledhje kjo që është e rëndësishme edhe për gjendjen politike të Kosovës drejt rrugës për në BE.

Me këtë rast ka reaguar edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është shprehur se sa e rëndësishme është Kosova për Ballkanin, sikurse Berlini për Evropën.

“Berlini është kërthiza e Europës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!” ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook. /GazetaBlic/

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës