Lajme

Kadri Veseli: Ja pse humbëm në zgjedhje

11/30/2017 21:25
nga:M H

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur rreth rezultateve që partia e tij ka arritur në zgjedhjet lokale, raporton Gazeta Blic.

Veseli ka deklaruar se PDK ka humbur në këto zgjedhje sepse të gjitha partitë tjera janë bërë bashkë kundër PDK-së.

“Ne kemi pasur kandidat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale, të gjitha partitë tjera janë bërë bashkë kundër PDK-së në balotzh, ata u bashkuan për të na rrëzuar neve”, ka thënë Veseli në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic.

Tutje,  Veseli ka thënë se në të gjitha marrëveshjet politike të bëra PDK ka qenë korrekte.

I pyetur rreth asaj se për cilën komunë ka më shumë dhimbje që ka humbur, Veseli tha se Prizreni do të jetë gjithmonë ai qytet që do të ndjej keqardhje.

“Jam krenar që jam i Mitrovicës, por për Prizrenin do të ndjej gjithmonë keqardhje, në Prizren e kaloj gjithmonë kohën e lirë”, ka shtuar ai./GazetaBlic./

 

12/10/2017 15:30

Nesër nis fushata zgjedhore në Istog