Showtime

Kadri Veseli, dorë për dore me Violetën në mes të Prishtinës (Foto)

09/11/2017 18:51
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk heziton që të shkojë në këmbë në selinë e partisë së tij.

Ai është parë pasditen e të hënës me bashkëshorten e tij Violetën dorë për dore në sheshin “Nëna Terezë”.

Besohet se të dy kanë shkuar në këmbë në drejtim të selisë së PDK-së.

Violeta ka zgjedhur një veshje mjaft elegante, me pantallona ngjyrë krem, ashtu sikurse këpucët, teksa blua e saj e bardhë e bën të duket sa elegante, aq edhe atraktive.

Nga ana tjetër lideri i PDK-së shfaqet në mënyrë klasike me kostum ngjyrë hiri, një ngjyrë që me sa duket është e preferuara e tij.

Kadri Veseli prej vitesh është i martuar me Violetën dhe ajo nuk mungon asnjëherë krah tij në paraqitjet publike.

Vetëm pak ditë më parë për herë të dytë rresht Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

01/28/2020 22:34

Veseli reagon për vrasjen e policit në Prizren: Askush nuk guxon ti prek djemtë tanë në unifromë