Cult

Kadare: Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit

04/06/2017 11:54
nga:R A

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë.

Siç njofton zyra për informim e Presidentit, Thaçi ka shprehur konsideratë të veçantë për kontributin e gjithanshëm të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare, i cili në krijimtarinë e tij të gjerë letrare ka sublimuar frymën dhe kulturën albanologjike, duke afirmuar letërsinë shqipe në rrafshin ndërkombëtar.

Thaçi dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare biseduan për orientimin dhe vlerat e qytetërimit perëndimor si prirje e vjetër e natyrshme e shqiptarëve kudo në Ballkan.

“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.

“Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”, shtoi Kadare.

Në këtë takim presidenti Thaçi rikujtoi qëndrimet e drejta të Ismail Kadaresë, i cili që në vitet e nëntëdhjeta insistonte për rezistencë më aktive.

Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.

Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë laureat i Çmimit Nobel për letërsi.

12/15/2018 22:15

Fisnik Ismaili tallet me Albin Kurtin: Cërrc, as protesta s’ka më