Cult

Kadare: Çmimi nga Kosova ka peshë më të madhe se kudo tjetër

04/06/2017 12:12
nga:R A

Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i është dhënë shkrimtarit të madh shqitar, Ismail Kadare, në një ceremoni e cila është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, njofton Klan Kosova.

Kadare është shprehur tejet i lumtur me çmimin, duke thënë që një çmim që vjen nga Kosova ka peshë më të madhe se kudo tjetër.

“Jam shumë i nderuar. Një çmim i marrë në Kosovë ka peshë më shumë se kudo tjetër. Jam shumë i nderuar që po e marr këtë çmim në këtë bibliotekë. Letërsia ka tremijë vjet. Po të ishim takuar atëherë do të thosha dëgjues jo lexues, sepse atëherë ajo dëgjohej. Lexuesi shqiptar ka pasur një fat të veçantë, të pandarë nga gjuha shqipe, që është e vetmja e ndaluar me dekret mbretëror. Shqipja ka fat të veçantë” ka thënë Ismail Kadare.

E Drejtori i Biblotekës, Fazli Gajraku ka thënë që ndihet i nderuar që takoi Ismail Kadarenë, dhe se fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë.

“Kam nderin që në këtë rast të rrallë ti shpreh mirëseardhje shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Në këto dy dekada ka ardhur koha në historinë e Kosovës që të kenë vend të privilegjuar në këtë vend librat e tij. Të gjithë në e kemi përvojën e leximit dhe rileximit te librave te tij. Ne s’mund t’ia themi atij se çka mendojmë ne për të, por mund të vërehet në bankat e kësaj biblioteke. Libri i parë i Kadaresë i sjellë në këtë bibliotekë është “Princesha Argjiro”. Më vonë kemi sjellë kompletin dhjetë pjesësh te tij” ka thënë Fazli Gajraku.

Ndërsa Ndue Ukaj nga Ministri e Kultures Rinise dhe Sportit ka thene qe veprat e Kadaresë kane kapërcyer kufijte shqiptare.

“Kadare është autori me përfaqësues i kulturës shqipe. Ai me fuqinë e artit letrar ka bere qe letërsia shqipe te hyje fuqishëm dhe te behet pjese e asaj botërore”.