Lajme

Kadaj-Bujupi të mobilizohemi kundër koalicioneve të natës

05/21/2017 08:51
nga:A. R.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për deputete për zgjedhjet e 11 qershorit, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se qytetarët duhet të mobilizohen kundër koalicioneve të natës.

“Rënien e qeverisë së Zajednicës dhe demarkacionit më 10 maj e mundësuat ju që do ta vulosni fitoren e Qeverisë së Republikës së re më 11 qershor. Prishe sot politikën e pazareve dhe linde politikën e shtetit social, shtetit të së drejtës dhe shtetit zhvillimor’, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në facebook.

“Dje i shpëtuat me rezistencë këto bjeshkë të Rugovës kundër qeverisë së shitjes, sot shpëtoni krejt Kosovën me mobilizim kundër koalicioneve të natës dhe nesër zhvilloni Kosovën me votim për Lëvizjen e qëndresës dhe shpresës”, ka shtuar ajo.
“Tash. Me zemër. Me Albinin. Me Vetëvendosjen”, përfundon postimi i saj në facebook.

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë