Lajme

Kadaj- Bujupi ndihmon Asrtit Islamin dhe nominon ish- ministrat e Shëndetësisë!

09/11/2019 11:18
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete nga AAK- PSD, Donika Kadaj Bujupi ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Astrit Islamin, i cili është diagonstifikuar me leukimi akute.

Ajo në një shënim në facebook i është përgjigjur nominimit nga kandidatja për deputete e PDK-së, derisa ka nominuar për ta ndihmuar Astritin ish- ministrat e Shëndetësisë.

Shënimi i plotë i Donika Kadaj- Bujupi:

Astrit Islami është një i ri që është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute. Nga kolegia ish-deputete, Ganimete Musliu, jam ftuar që të ndihmojë në rastin e tij. Për shërim, Astritit i duhen 110 mijë euro, shumë e madhe dhe e papërballueshme për familjen e tij.

Unë do t’i përgjigjem kësaj thirrjeje për ndihmë. Dëshiroj nga thellësia e zemrës që të mblidhen paratë e nevojshme, Astriti të shërohet dhe t’i kthehet familjes e jetës së tij rutinore. Dua të them po ashtu: është fatkeqësi e madhe që edhe sot qytetarët e prekur nga sëmundje të rënda, shërimin ta kërkojnë jashtë Kosovës dhe përveç kësaj të mos i kenë të mbuluara as shpenzimet.

Duhet që të ndërtohet një sistem funksional i Shëndetësisë, që njerëzit me halle kaq të mëdha, të mos varen mbi gatishmërinë e të tjerëve për bamirësi, por të kenë përkujdesjen adekuate të institucioneve shëndetësore.

Konsideroj që një pjesë të përgjegjësisë së madhe për këtë gjendje në shëndetësinë tonë, e bartin edhe ish-ministrat e këtij sektori, prandaj që t’i ndihmojnë Astritit nominoj:

– Uran Ismailin
– Imet Rrahmanin
– Alush Gashin
– Ferid Aganin
– Numan Baliqin