Lajme

Kadaj-Bujupi: Koalicioni 100% Kosovë do të heq pagesat për semestra, konvikte e paraqitje provimesh

10/03/2019 14:24
nga:B. D

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Donika Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me fitoren e koalicionit 100% Kosovë do të hiqen pagesat për semestra, konvikte e paraqitje provimesh.

“Arsimi është nyja e problemeve në Kosovë. Nuk ka përparim pa shkollim e edukim. Për këtë arsye Koalicioni 100% Kosovë i ka kushtuar një vëmendje të posaçme kësaj fushe dhe në programin qeverisës si pikë të parë ka arsimin falas. Në gjendjen aktuale, për një student nga një familje me të ardhura mesatare, edhe 25 euro për një semestër janë shumë”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo ka shkruar se do të ndërmerren veprime të cilat do ta përmirësojnë cilësinë në arsim.

“Me koalicionin tonë, të gjithë studentët e universiteteve publike do të lirohen nga pagesat e semestrave, pagesat për konvikte si dhe pagesat për paraqitjen e provimeve në nivelin master. Përveç kësaj, ne planifikojmë shumë masa e veprime që do ta përmirësojnë gjendjen në arsim, siç është rritja e fondit për hulumtime shkencore, politika shtetërore për numrin e studentëve sipas nevojave të tregut, fondi i veçantë për bursa për të gjitha nivelet për studime brenda dhe jashtë vendit, biblioteka elektronike dhe shumë vendime të tjera”, shton ajo.

“Arsimi falas është detyrë e jona dhe e drejtë e studentëve tanë. Askush nuk mund t’ua mohojë më këtë të drejtë. Pas 6 tetorit, politikat arsimore do të ndryshojnë thelbësisht!”, shkruan Kadaj-Bujupi.

Me Koalicionin 100% Kosovë heqen pagesat për semestra, konvikte e paraqitje provimeshArsimi është nyja e problemeve në…

Publiée par Donika Kadaj Bujupi sur Jeudi 3 octobre 2019