Lajme

Kabineti i kunatave dhe akrabave

05/10/2018 13:50
nga:M H

Vëllai i Albena Reshitaj dhe gruaja e tij kontratat e para që i kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës për punësim, menjëherë pasi doktoresha Reshitaj mori pozitën e ministres. Krenar Reshitaj dyshohet se po kryen punën e fotoreporterit personal për motrën e tij njeherit ministre e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinore, kurse gruaja e tij Andrra Pllana, mbanë pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministres Reshitaj sikur nuk i ka mjaftuar punësimi i vëllait dhe kunatës, ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. Nga ky dikaster qeveritar nuk kanë pranuar të japin përgjigjeje në pyetjet e redaksisë së arbresh.info.

Për të gjetur një vend pune në institucionet shtetërore në Kosovë, nuk është me rëndësi kriteri i përcaktuar përmes konkursit publik, por lidhjet familjare, anëtarësia partiake dhe ryshfeti.

Kështu thuhet në raportet e viteve të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë. Para se të kurorëzonte dashurin e saj me Krenar Reshitaj, Andrra Pllanës, ëndrrat i’u bënë realitet.

Ajo para se të martohej me Krenarin, është emëruar asistente ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Atë pozitë e mori fal kunatës së saj Albena Reshitaj, e cila me të ardhur në pozitën e ministres emëroi Pllanën, asistente ekzekutive në kabinetin e saj, raporton arbresh.info.

Madje gjatë vizitës në Amerikë, ministrja ishte e shoqëruar nga asistentja e saj që tash e ka kunatë.

Mst: Reshitaj punëson edhe motrën e të dashurit

Reshitaj nuk u ndal me kaq. Ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. I dashuri i ministres Reshitaj, Fisnik Mehiu, është agjent në një operator ekonomik që merret me prodhimin e bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta./arbresh.info

08/06/2018 19:16

Haradinaj e emëroi si këshilltare ish-ministren nga partia e Behgjet Pacollit, vjen reagimi i AKR-së