• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kabashi tregon se a mund të kthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve

05/06/2022 22:26
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar dokumentarin e titulluar “Krejt dhe drejt dialogut”.

Në këtë dokumentar është paraqitur ndryshimi i qëndrimeve të Kryeministrit Albin Kurti, karshi dialogut me Serbinë.

Gazetari Bekim Kabashi, i tha Expose se do të rritet presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dyja vendeve.

“Ajo çfarë shohim është se do të ketë një presion të madh i cili do të shkojë duke u rritur, ky takimi i Berlinit ishte takim relaksues për atë se çfarë i pret palet, nuk mendoj se ka pasur diçka konkrete dhe mundësia e gjetjes së marrëveshjes mendoj se ka mbetur tek opsioni i asosacionit, një asosacion që do të përmbushte kërkesat e serbëve lokal, por kryesisht të Serbisë si kërkesë ekskluzive, kurse opsioni tjetër që ka qenë i mundshëm më parë, ai i shkëmbimit të territoreve mendoj se është vështirë të kthehet në tavolinë, për shkak se ka ndryshuar edhe konteksti i gjeopolitikës rajonale për faktin se do të mund të përdorej si precedent edhe në pjesë të tjera të rajonit, sidomos në Bosnje”, tha Kabashi.

Më poshtë ju sjellim dokumentarin e plotë: