Opinion

Ka vetëm një mënyrë se si presidenti mund të nënshkruaj me Serbinë

03/02/2020 23:53
nga:Bislim Bislimi

Bislim Bislimi

Ka vetëm një mënyrë se si Presidenti mund të nënshkruaj me Serbinë. Rasti kur Serbia e pranon pavarësinë, territorin, sovranitetin, integritetin, organizimin e pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në këtë rast, marrëveshjen mund ta nënshkruaj atë marrëveshje, madje, do të ishte saktësisht i duhuri sepse do të prodhonte 0 obligime për shtetin e Kosovës. Substanca kushtetuese e Kosovës do të mbetej e paprekur.

Por ama, në qoftëse ajo marrëveshje nënkupton ndryshimin qoftë edhe të një germe të vetme të Kushtetutës apo një ligji, shpenzimin edhe të 1 euro buxheti publik, ndryshimin e 1 metri katror territor, ndryshimin edhe të një pozite pune në administratën e shtetit dhe organizimin e pushtetit, atëherë, Presidenti nuk mund të nënshkruaj marrëveshje pa e rrëzuar dhunshëm organizimin politik dhe juridik e kushtetues të vendosur në vitin 2008.

Në këtë rast do të kishim një rrëzim të shtetit me aplikimin e një forme specifike të grusht shtetit!

Unë vazhdoj të besoj se Amerika nuk bënë gjëra të tilla me një shtet që e ka njohur, edhe pse e ka një administratë e President alla Donald Trump.

Edhe një vend pune në administratë kur shtohet, për këtë kërkohet votim i Qeverisë për atë organogram (Rregullorja e organizimit të brendshëm) dhe Kuvendo (Reflektimi i buxhetit në Ligjin Vjetor të Buxhetit. Nuk po flasim pastaj për çështje tjera.

Në Kosovë, Presidentin e Republikës e mbanë përgjegjës vetëm Kushtetuta. Ndërsa Qeverinë e mbanë përgjegjëse, Kushtetuta plus Popullli!

Prandaj Qeveria është pushteti, jo dikush tjetër.