Lajme

A ka vendosur PDK se kë do ta përkrahë në Prishtinë flet nënkryetari i partisë

11/09/2017 20:50
nga:D.I

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në intervistën për “Expres”, ka thënë se PDK ende nuk ka vendosur se kë ta përkrahë në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

“Ne e kemi pas një kandidat shumë të mirë por nuk ka pasur kohë ta tregoj vetën. Vendimet ende nuk janë marrë kurdo që të merren do të tregohet, do të mundohemi të jemi sa më transparent”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili ka thënë se PDK ka pasur kandidatin më të mirë gjithashtu edhe programi i Çelajt sipas tij ka qenë i duhuri për Prishtinën ani pse Lirak Çelaj nuk ka arritur të dalë as i treti në këtë garë.

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!