Lajme

“Ka rrezik që të vonohen pagat dhe pensionet për muajin mars”

03/09/2020 23:38
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit.

Hamza ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt.

“Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”, ka thënë në Dukagjini.

I pari i deputetëve të PDK-së thotë se afati kritik tashmë ka kaluar.

“Nëse shkohet me procedurë të rregullt, janë të vonuar [në miratimin e buxhetit]”, tha Hamza.

Albin Kurti emëron edhe një këshilltar politik (dok)

04/07/2020 16:45

​PDK-ja mbledh nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme