Lajme

Ka filluar takimi Veseli -partitë në koalicion dhe këto dy parti opozitare po marrin pjesë!

10/11/2018 11:36
nga:D.I

Në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po marrin pjesë përveç partive politike në koalicion qeveritar si dhe Partia Socialdemokrate dhe Alternativa.

Siç raportojnë gazetarët nga vendi i ngjarjes takimi ka filluar dhe nuk dihet se kur do të dalin me ndonjë deklaratë për media.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të hënën iu ka dërguar të gjitha partive opozitare një ftesë me të cilën do të harmonizohen mendimet për rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ftesën e kanë refuzuar LDK dhe Vetëvendosje.

A do të marrë pjesë Vetëvendosje në takimin e thirrur nga Kadri Veseli për rezolutën e dialogut?

PSD merr pjesë në takimin e thirrur nga Kadri Veseli