“Tani është koha”, shkroi Gazzetta dello Sport në lidhje me transferimin e Theo Hernandez nga Milan te Al Hilal. Të dy klubet kishin rënë dakord të finalizonin marrëveshjen në fund të Kupës së Botës për Klube.
Arsyeja qëndron te klubi saudit, i cili zgjodhi ta mbyllte sezonin e tyre në Kupën e Botës për Klube.
Simone Inzaghi dhe lojtarët e tij humbën ndaj Fluminense në çerekfinale në Shtetet e Bashkuara dhe marrëveshja finale midis Al Hilal dhe Milan për Theon pritet në orët ose ditët në vijim.
Reprezentuesi francez fillimisht i refuzoi sauditët në fillim të qershorit. Një marrëveshje e dështuar më pas midis kuqezinjve dhe Atletico Madridit e shtyu Theon të zgjidhte një transferim te Al Hilal.
/GazetaBlic Sport


