Sporti

Juventusi vë në shitje Ramseyn

06/12/2020 17:38
nga:M K

As një vit i plotë në Torino dhe Juventusi ka vendosur ta shesë.

Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, që konfirmojnë se duke u bazuar në krizën e koronavirusit, bianconerët po mendojnë disa largime, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, në konsultim edhe me trajnerin Sarri, që nuk llogarit shumë në uellsianin për projektin e së ardhmes, drejtuesit kanë vendosur ta largojnë ish-futbollistin e Arsenalit.

Kujtojmë që Aaron Ramsey është bashkuar me Juventusin vitin e kaluar, ndërsa aventura e tij në Torino pritet të përfundojë shumë shpejt.

Juventusi ndërkaq, sonte përballë Milanit do ta zhvillojë duelin e kthimit të gjysmëfinales së kupës së Italisë.

/GazetaBlic/

08/08/2020 20:52

Zyrtare: Pirlo, trajner i Juventusit