Sporti

Juventusi synon yllin e Santosit, Kaio Jorge – Fillon bisedimet

03/21/2020 22:00
nga:M K

Është 18 vjeçar, por duket se “Zonja e Vjetër” ka bërë gati 75 milionë euro për të.

Ndoshta është shumë e lartë për një futbollist aq të ri, por bianconerët e kanë ndarë mendjen dhe e duan lojtarin brazilian me çdo kusht, përcjell GazetaBlic.

Djaloshi i lindur 2002 ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Santos, teksa një kalim në “Allianz Stadium” mbase do të ishte transferim ëndrrash për të.

Kampioni aktual italian raportohet të ketë filluar bisedimet me drejtuesit e klubit, pasi nuk dëshiron të humb më shumë kohë.

Negociatat me Juventusin i ka konfirmuar edhe presidenti i ekipit të madh ameriko-latin, Jose Carlos Peres.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat muajve në vijim, atëherë kur pritet që edhe të mësohet shumëçka sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar