Sporti

Juventusi s’gabon as në derbi, marrshon sigurt drejt titullit

07/04/2020 19:12
nga:M K

Juventusi ka shënuar fitore bindëse ndaj rivalit lokal, Torinos, në derbin e qytetit industrial.

Një 4-1 i pastër, rezultat ky që konfirmon në parim dominimin total të “Zonjës së Vjetër” në këtë ballafaqim, që i siguron asaj tri pikë të reja dhe marrshim drejt titullit kampion, që njëherit do të ishte i teti me radhë, përcjell GazetaBlic.

Dybala hapi serinë e golave në minutën e 3′, para se Cuadrado ta dyfishojë atë në të 29-tën.

Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, mysafirët fituan penallti, të cilën me sukses e konvertoi në gol, Andrea Belotti.

Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë dhe autogoli i Djidji mjaftuan që Juventusi të shkojë në kuotën e 75 pikëve, shtatë më tepër se Lazio, që në mbrëmje e pret Milanin, derisa Torino mbetet në 31 pikë pas 30 xhirove, ku edhe më tutje ka punë për ta siguruar mbijetesën.

/GazetaBlic/

08/08/2020 20:52

Zyrtare: Pirlo, trajner i Juventusit