Sporti

Juventusi rrit numrin e talentëve brenda skuadrës, mësoni kush është i radhës

06/12/2019 23:00
nga:M K

Duhet të kishte shkuar te Fiorentina me kohë, por do të bëhet i Juventusit!

Po flasim për mesfushorin më të talentuar sezonin e shkuar në Serie A, Hamed Traore, vetëm 19 vjeç dhe që në ndeshjen e fundit të Empolit, në “San Siro”, përballë Interit.

Madje, goli i tij mund të kishte qenë fatal për zikaltërit, duke qenë se me barazim ishin jashtë Champions League, vend që e merrte Milani që po fitonte ndaj SPAL.

Por, historia e Traores është edhe më e gjërë… Për shkak të ndeshjes Fiorentina-Genoa 0-0, që hodhi nga kategoria Empolin, presidenti i toskanëve, Corsi, doli dhe tha se nuk kishte asnjë akord me vjollcët për transferimin e mesfushorit, pasi në janar dokumentacioni nuk kishte mbërritur në kohë dhe nuk ishte bërë regjistrimi apo federimi…

Kështu, sot, Traore shitet te Juventusi, për thuajse 15 mln euro. 33 ndeshje sezonin e shkuar për Traoren, një emigrant i rritur në Itali dhe që tani ëndërron të luajë në skenat e mëdha, edhe pse fillimisht do të huazohet nga bardhezinjtë.

Opsionet: Sassuolo, Sampdoria ose Cagliari. Kështu, për të luajtur dhe patur minuta.

06/20/2019 00:21

Parashikon Donika Kadaj- Bujupi: AAK do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që ato mbahen