Sporti

Juventusi refuzon ofertën e Barcelonës, Rakitic’in plus 10 milionë euro për Bernardesch’in

01/22/2020 23:44
nga:M K

Barcelona është tejet e interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit-ofansiv, Federico Berndardeschin.

Bernardeschi vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të vlerësuar të bianconerëve, andaj edhe torinezët vështirë se do të heqin dorë lehtë nga ai, shkruan GazetaBlic.

Përkundër faktit se nuk po gjen minutazh të plotë te formacioni i Sarrit, 27 vjeçari llogaritet si njëri nga më të mirët në kampin “bardhë e zi”.

Sipas Gianluca di Marzios, “Zonja e Vjetër” ka refuzuar ofertën e katalunasve, prej 10 milionë eurove dhe nënkampionin e botës me kombëtaren ballkanase, pasi kanë kërkuar 20 milionë plus shërbimet e kroatit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror.

/GazetaBlic/

10/28/2020 23:22

Juventus – Barcelona, notat e futbollistëve