Sporti

Juventusi pa sulmuesin kryesor në ndeshjen e parë të vitit 2019

01/11/2019 19:51
nga:M K

Skuadra e Juventusit do të luajë të shtunën në mbrëmje takimin e saj të parë prë vitin 2019, atë të Kupës së Italisë ndaj Bologna.

Për këtë ndeshje, trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur të mos grumbullojë sulmuesin kroat Mario Mandzukic, që është lënë pushim se bashku me mbrojtësin Andrea Barzagli.

Mandzukic duket se nuk është ende 100% të formës së tij për t’u rikthyer në fushë pas dëmtimit në kofshë 24 orë më parë, por pritet që ai të jetë gati kur të rinisë Seria A, pas një jave.

Nuk ka pushim për Cristiano Ronaldo, që është grumbulluar normalisht me skuadrën, ashtu sikurse edhe të gjithë titullarët e tjerë dhe pritet të jetë në fushë.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen ndaj Bologna

-Portierë: Szczesny, Perin, Pinsoglio, Siano

-Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Bonucci, Alex Sandro, Rugani, Spinazzola

-Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur

-Sulmues: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Kean, Bernardeschi.

01/16/2019 11:46

Pakujdesia e prindërve, 2-vjeçarja bie nga makina, përfundon në mes të rrugës