Sporti

Juventusi nuk heq dorë nga Rakitic, në Janar synon transferimin e kroatit

09/04/2019 18:00
nga:M K

Juventusi ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic

Sipas mediave italiane kroati është i gatshëm për të luajtur për “Zonjën e Vjetër” dhe klubi italian do ta provojë transferimin e tij në afatin e Janarit.

Rakitic ka shpresuar deri në momentin e fundit për të nënshkruar, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar.

Sipas disa spekulimeve kampionët e Italisë dhe kroati kanë arritur marrëveshje, mirëpo Barcelona nuk është e kënaqur nga oferta.

Barcelona ka dashur mesfushorin Emre Can si shkëmbim, mirëpo Juventusi ka dëshiruar ta sakrifikoi Federico Bernardeschin.

10/13/2019 14:13

Rakitiç i vendosur të largohet, gjiganti italian favorit për të siguruar shërbimet e kroatit