Sporti

Juventusi nuk dorëzohet, synon Pogban në Janar

09/03/2019 23:40
nga:M K

Përkundër se ka pak orë që u mbyll merkato, qysh tani kanë filluar zërat për atë të rradhës.

Fjala është për mini-afatin kalimtar të Janarit, ku pritet sërish të ketë lëvizje të shumta, shkruan GazetaBlic.

Ai që u përfol shumë gjatë verës, por që në fund pranoi të qëndrojë në “Old Trafford” është Paul Pogba.

Francezi po kërkohet me ngulm nga Real Madridi e Juventusi, por që klubi aktual i tij nuk dëshiron të heq dorë aq lehtë nga ai, kur dihet se ka paguar 105 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit fantazist.

Gjithsesi, duke u bazuar në raportimet e “Tuttosport”, gazetë e afërt me klubin bianconerë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të synojnë ta sjellin qysh në Janar kampionin e botës me Francën.

Ende nuk dihet forma të cilën do ta tentojnë, por ajo që është e rëndësishme, kampionët aktual italianë nuk do të tërhiqen nga gara.

/GazetaBlic/

10/18/2019 18:06

Zidane i vë kapak çështjes “Pogba”: U takuam rastësisht, biseda jonë ishte private!