Sporti

Juventusi në dilemë: PSG ofron Di Marian dhe para “cash” për Ronaldon!

03/28/2020 11:14
nga:M K

PSG nuk e ka ndërmend të ndalet së menduari për merkaton, ani pse momentalisht futbolli nuk është në plan të parë.

Sipas mediave italiane, kampioni aktual francez veçse ka dërguar ofertë zyrtare drejt Juventusit, përcjell GazetaBlic.

Ylli i bianconerëve, Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga “Allianz”, megjithëse ky qëndrim mund të ndryshojë në rast triumfi në Ligën e Kampionëve.

Thuhet se PSG’ja ia ka ofruar Juves Di Marian plus para “cash” për portugezin Ronaldo. Gjithsesi, duket se kjo ofertë nuk e ka bindur kryesinë e skuadrës më të fortë në Apenine momentalisht.

Opsion kryesor për “bardhë e zinjtë” mbetet edhe sulmuesi i huazuar te PSG’ja, Mauro Icardi, megjithëse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e këtij viti.

/GazetaBlic/