Sporti

Juventusi mund të firmos me Pochettinon falas – Ja mënyra e vetme

05/25/2019 17:18
nga:Ideal

Juventusi thuhet se kanë Mauricio Pochettino si menaxherin e tyre në sezonin e ardhshëm dhe ata as që do të duhet të paguajnë një qindarkë të vetme për këtë.

Me Massimiliano Allegri që do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit – ‘biankonerët’ janë duke kërkuar trajner të ri, përcjell GazetaBlic.

‘Gazzetta dello’ Sport deklaron se vizita e Fabio Paratici në Londër kohët e fundit e pa atë të takohej me vëllain e Pochettinos pasi donte të merrte një siguri për argjentinasin.

Pavarësisht se Pochettino ka pretenduar se ai i konsideron ‘Spurs’ si klubin më të madh në botë dhe se si ai dëshiron të vazhdojë me gjigantët e Londrës – ka ende një shans që ai mund të largohet.

Raporti thotë se ka një klauzolë në kontratën e tij – e cila thotë se nëse ‘Spurs’ fitojnë Ligën e Kampionëve – Pochettino mund të largohet nga klubi falas.

Por nëse jon nuk arrihet, skuadra e Tottenhamit do të kërkojë 30 milionë euro për ta lënë atë të largohet – sepse kjo është klauzola e tij aktuale.

/GazetaBlic/