Sporti

Juventusi mendon shitjen e Ronaldos për ta tejkaluar sfidën financiare nga koronavirusi

03/31/2020 22:20
nga:M K

Juventusi po mendon shitjen e Ronaldos për ta tejkaluar me sukses sfidën financiare të krijuar nga koronavirusi.

Shumica e klubeve evropiane, sidomos atyre italiane, do të përballen me probleme të shumta muajve në vazhdim, për shkak të marketingut të dobët që pritet të regjistrojë të ardhura minimale, përcjell GazetaBlic.

Ideja e drejtuesve të klubit kampion aktual është e logjikshme, teksa duke parë edhe problemet e shumta që ka shkaktuar prania e portugezit dhe sjelljet e tij prej princi brenda kampit “bardhë e zi”.

Dy skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, apo thënë më mirë, opsionet më të mundshme, janë Manchester United dhe PSG’ja.

Ronaldo do të parapëlqente një rikthim në Angli, por në anën tjetër francezët janë të gatshëm që t’i ofrojnë Juventusit një shumë të majme parash kartonin e ishit të Real Madridit.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?