Sporti

Juventusi mendon për mbrojtësin e Milanit, gati oferta prej 50 milionë eurosh

03/18/2020 23:54
nga:M K

Juventusi qysh tani po mendon për sezonin e ri.

“Zonja e Vjetër” përkundër faktit se mbetet edhe më tutje favorit për të triumfuar në Serie A, po synon përforcimin e radhëve të veta dhe përgatitjes maksimale për edicionin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.

Një nga lojtarët që ka vënë në radar është edhe Theo Hernandez i Milanit. Mbrojti i majtë ka qëluar të jetë njëri prej përforcimeve më të mira të Rossonerëve viteve të fundit, madje duke hyrë edhe në listën e realizatorëve më të mirë të skuadrës.

Çmimi s’do mend se është rritur, ndërsa kartoni i tij momentalisht vlerësohet rreth 40-50 milionë euro, shumë kjo lehtë e pagueshme nga kampioni aktual italian.

Futbollisti ka kontratë me “kuq e zinjtë” deri në vitin 2024, por një pëlqim-largimi nga Gazidis, gjërat mund t’i ndryshojë radikalisht.

Andaj s’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim hapjen e merkatos verore dhe të shohim.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar