Sporti

Juventusi, gjysmëfinalisti i dytë i Coppa d’Italia, eliminon Romën

01/22/2020 22:46
nga:M K

Juventusi ka siguruar gjysmëfinalen e kupës së Italisë për edicionin 2019/2020.

Djelmoshat e Sarrit ishin dukshëm më të mirë sesa ata të Fonsekas, për të vazhduar kështu në fazën finale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Apenine, shkruan GazetaBlic.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 26’të, para se Bentancour t’i dyfishojë shifrat 12’të minuta më vonë. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Bonucci që trefishoi epërsinë, për t’i siguruar lojë më të qetë në pjesëlojën vendimtare bashkëlojtarëve të tij.

Në fraksionin e dytë ndërkaq, u realizua vetëm një gol, ku Under regjistroi shifrat përfunditmare, Juventus tre, Roma një.

Bianconerët në gjysmëfinale do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Milan-Fiorentina.

/GazetaBlic/

07/04/2020 19:12

Juventusi s’gabon as në derbi, marrshon sigurt drejt titullit