Sporti

Juventusi fenomenal, përmbys Atalantën në çerekun e fundit

11/23/2019 16:55
nga:M K

Juventusi ka shënuar fitore të madhe në kuadër të xhiros së 13’të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” fitoi 1-3, me një rikthim senzacional, duke iu falenderuar dy argjentinasve, Gonzalo Higuainit e Paolo Dybalas, shkruan GazetaBlic.

Gosens realizoi në minutën e 57’të për epërsinë e vendasve, të cilën arritën ta mbajnë deri në minutën e 74’të, kur ish-futbollisti i Napolit, barazoi shifrat në 1-1.

Padyshim se bianconerët nuk ishin të kënaqur me barazim dhe sërish u vërsulen drejt portës zikaltër, derisa ky mund edhe iu shpërblye në të 82’tën, kur i njëjti lojtar, realizoi sërish për 1-2. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Dybala, që konfirmoi shifrat përfundimtare, Atalanta 1, Juventusi 3.

Me këtë fitore, “bardhë e zinjtë” shkojnë në kuotën e 35 pikëve, ku tani kanë katër pikë më shumë se Interi që luan me fillim nga ora 20:45 si mysafir i Torinos.

/GazetaBlic/

03/10/2020 10:38

Formacionet e mundshme: Valencia – Atalanta