Sporti

Juventusi ëndërron Neymarin

05/14/2020 18:27
nga:M K

Edhe pse gjatë ditëve të fundit u përfol shumë lidhur me të ardhmen e tij, ka disa skuadra që e ëndërrojnë edhe më tutje atë.

Së fundi në garë për t’i siguruar shërbimet e yllit të PSG-së, Neymar, ka hyrë edhe Juventusit, përcjell GazetaBlic.

Bianconerët dëshirojnë që t’i bëjnë bashkë Ronaldon e Neymarin, kurse janë të gatshëm që të ofrojnë edhe Dybalan për të zbritur çmimin.

Siç shkruan “Mundo Deportivo”, paga e lartë e futbollistit mund të jetë pengesë për këtë transferim, pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk janë të gatshëm që t’i ofrojnë pagë të lartë brazilianit, gjegjësisht aq sa fiton në Francë.

/GazetaBlic/

06/03/2020 13:58

PSG vendos çmimin e Neymarit