Sporti

Juventusi ëndërron Icardin

03/06/2020 20:49
nga:M K

Padyshim se mbetet njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Fjala është për fantazistin e PSG-së dhe ishin e Interit, Mauro Icardi, shkruan GazetaBlic.

Përkundër formës fenomenale me kampionët aktual francez, ai nuk pritet që ta vazhdojë kontratës, gjegjësisht nënshkrimin me të drejtë pas përfundimit të huazimit.

Kështu të paktën konfirmojnë mediat nga gadishulli Apenin, që e lidhin argjentinasin me një kalim eventual në “Allianz”.

Ai edhe në të kaluarën ishte një nga opsionet e Juves, por që fund nuk kishte marrëveshje.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar