Sporti

Juventusi e ka të qartë të ardhmen e Cristiano Ronaldos

04/15/2020 21:58
nga:M K

Vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në mediat e sportit në Itali.

Cristiano Ronaldo pritet të marrë rrugë drejt Apenineneve, për t’iu rikthyer stërvitjeve, përcjell GazetaBlic.

Emri i tij ishte lakuar goxha sa i përket një largimi të mundshëm nga Juventusi, me çka lidhej me një rikthim në “Santiago Bernabeu”.

Por, duket se Juventusi ka vendosur ta mbajë, përkundër pagës së lartë të fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”, që kap shifrën prej 31 milionë eurosh në sezon.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, bianconerët do ta mbajnë edhe më tutje portugezin në ekip, pasi thanë se largimi i tij nuk ka qenë asnjëherë opsion.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?