Sporti

Juventusi bllokon shkëmbimin e madh mes Chelseat dhe Milanit

01/11/2019 23:39
nga:M K

Po përflitet shumë për një shkëmbim të mundshëm mes Chelseat dhe Milanit.

Fjala është për ndërrimin e lojtarëve sulmues, Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo ‘Zonja e Vjetër’ e cila ka në pronësi kartonin e argjentinasit si duket do të jetë shkas që këto bisedime të mbyllen pa sukses, gjithmonë nëse londinezët refuzojnë kërkesën e bianconerëve.

Higuain është i huazuar te Rossonerët për dy vite, andaj klubi nga qyteti i modës ka menduar për ta larguar, duke parë edhe formën e dobët të ish anëtarit të Real Madridit dhe Napolit.

Problemi kryesor është se kampionët aktual evropian po kërkojnë nga drejtuesit e ‘bluve’ vetëm para për të hequr dorë nga ‘9-shi’ ameriko-latin.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete deri në fund të këtij mini-afati kalimtar.

/GazetaBlic/

06/17/2019 10:57

E rëndë: Ky është 23 vjeçari nga Kamenica, që vdiq sot në aksidentin e rëndë