Sporti

Juventusi bie në Marc’Antonio Bentegodi, Verona shënon fitoren e vitit – Buzëqesh Interi

02/08/2020 22:43
nga:M K

Verona ka befasuar të gjithë, duke përmbysur rezultatin ndaj Juventusit për ta shënuar njërën prej fitoreve më të bukura këtë edicion.

Pazzini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 85’të, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, e të cilët barazuan vetëm dhjetë minuta më herët, shkruan GazetaBlic.

Kampioni aktual italian u mundua deri në fund që ta evitojë humbjen, por që nuk ia arriti qëllimit.

Cristiano Ronaldo shënoi për torinezët në minutën e 65’të, para se Borini t’i barazonte shifrat 11’të minuta më vonë.

Verona sikur nuk u kënaq me këtë barazim dhe vazhdoi sulmet ndaj “Zonjës së Vjetër”, për të fituar penallti në minutën e 86’të, penallti të cilën e konvertoi me sukses, Pazzini.

Kësisoj, Juve regjistron humbjen e tretë këtë sezon, duke mbetur në kuotën e 54 pikëve, tri më shumë se Interi që nesër përballet me Milanin në “Derby Della Madonnina”.

Verona e Rrahmanit e Kumbullës ndërkaq, shënoi edhe fitoren e nëntë, krahas shtatë barazimeve e po aq humbjeve.

Javën e ardhshme, Verona i shkon Udineses, kurse Juventusi e pret Brescian.

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino