Sporti

Juventusi bënë një hap para në çështjen ‘Rabiot’

10/11/2018 11:42
nga:M K

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura të merkatos që e lamë pas.

Fjala është për fantazistin e PSG-së, Adrien Rabiot, i cili gjatë gjithë afatit kalimtar ka qenë i lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga ‘Parku i Princave’, shkruan GazetaBlic.

Kjo për faktin se në verën e vitit të ardhshëm, futbollistit i skadon kontrata , andaj klubet më të mëdha evropiane po synojnë që t’a transferojnë atë.

Siç raportojnë mediat franceze, lojtari tashmë i’a ka konfirmuar zyrtarëve të klubit se dëshiron largimin nga kryeqyteti.

Por Juventusi si duket është në ‘pole-position’, pasi lojtari përkundër largimit, gjithmonë nëse ndodhë dëshiron poashtu një ekip serioz. ‘Zonja e Vjetër’ ndërkaq po e llogarit lojtarin si njërin nga përforcimet më të mira.

Mbetet të shihet në mini-afatin e Janarit nëse do të ketë ndonjë gjë më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

12/07/2018 10:03

Formacionet e mundshme: Juventus-Inter