Sporti

Juventus me shumë mungesa ndaj Olympiacosit

12/04/2017 21:51
nga:E.A

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka folur për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Olympiacosit.

Allegri ka thënë se skuadra e tij duhet ta fitojë këtë ndeshje,pa marrë parasysh rezultatin që vjen nga ndeshja Barcelona – Sporting Lisbona.

Ai ka folur edhe për mungesat dhe formacionin e mundshëm.

“Është një ndeshje me përgjegjësi të madhe, sepse duhet të fitojmë duke luajtur me durim, kujdes dhe respekt”.

“Olympiacos dëshiron ta mbyllë mirë këtë edicion të Ligës së Kampionëve, prandaj ne nuk duhet ta mbajmë mendjen te rezultati i Barcelonës”.

“Chiellini mungon. Do të luajë Rugani ose De Sciglio”.

“Duhet ta vlerësoj gjendjen e Buffon dhe Pjanic që vuajnë dhimbje muskulore”.

“Higuain luan dhe në dispozicion kemi edhe Mandzukicin”, ka thënë Allegri në konferencë për shtyp.

12/10/2017 22:51

Villarreal-Barcelona notat e lojtarëve, kjo është nota e Lionel Messit