Sporti

Juventus shumë afër transferimit të mbrojtësit të PSG-së!

06/12/2019 11:51
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit është shumë afër transferimit të mbrojtësit të PSG-së, Marquinhos.

Matthijs de Ligt i Ajax është në bisedime të avancuara me PSG, andaj ai mundë të hap rrugën për Marquinhos – i cili mund të bashkohet me Juventusin, përcjell GazetaBlic.

Braziliani është ende vetëm 25 vjeçar, por ka një eksperiencë të madhe në Romë gjatë viteve 2012-13 dhe pastaj pas transferimit të tij në Paris.

Ai bëri 44 paraqitje për PSG këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke ofruar dy asistime.

Kostoja e transferimit mund të jetë rreth 60 milion euro.

/GazetaBlic/