Gjiganti Italian, Juventus, duket se janë të interesuar për shërbimet e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sipas të përditshmes spanjolle, Mundo Deportivo, skuadra italiane ka kontaktuar me agjentin e sulmuesit francez për një transferim të mundshëm në Torino, shkruan GazetaBlic Sport.
Kontrata e sulmuesit të Barcelonës përfundon në vitin 2022 dhe ekipi spanjoll do të shqyrtojnë ofertat që vijnë në drejtim të tij në mënyrë që ai të mos largohet me parametrat zero.
Për Dembele interesim kanë shprehur edhe skuadrat e njohura angleze, Liverpool dhe Manchester United.
/GazetaBlic Sport


