Sporti

Juventus nënshkruan me lojtarin nga Koreja e Veriut

01/13/2018 12:02
nga:Y.K

Juventus është afër transferimit të sulmuesit nga Koreja e Veriut, Han Kwang-Song shkruan “Tutto Sport”raporton Gazeta Blic

Tuttosport pretendon se drejtori i Juventusit Giuseppe Marotta është afër arritjes së një marrëveshjeje me Cagliarin për 19-vjeçarin.

Han, aktualisht është në huazim në Serie B tek Perugia.

Gazeta shton se është një strategji e gjerë për t’u zgjeruar famën e Juventusit në tregun aziatik.

Ndërsa luante për Cagliari, ai u bë lojtari i parë nga Koreja e Veriut  që luajti në Serie A, dhe rrjedhimisht u bë lojtari i parë nga vendi i tij që ka shënuar në Serie A.

Në 17 ndeshje për Perugian, Han ka siguruar tre asistime për bashkëlojtarët dhe ka shënuar shtatë gola./Gazeta Blic

 

 

12/07/2018 10:03

Formacionet e mundshme: Juventus-Inter