Mbaron “ndëshkimi” i Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur.
Të paktën në lidhje me seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit. Ata ishin të përjashtuar pas darkës tani të famshme në shtëpinë e amerikanit, përcjell GazetaBlic Svport.
Megjithatë, tre lojtarët e Juventusit u kthyen sot për të stërvitur me grupin.
Seancë rigjenerimi për ata që luajtën me Torinon në derbi, ushtrime dhe lojëra për të tjerët. Përjashtuar surprizat, të tre do të jenë në dispozicion të Pirlo për ndeshjen e së Mërkurës kundër Napoli.
/GazetaBlic Sport


