Skuadra e Juventusit ka fituar ndaj Salernitanas në udhëtim në xhiron e 15’të të Serie A.
“Bianconerët” kanë mposhtur Salernitanan me rezultatin 0:2, për t’u rikthyer tek fitorja në kampionat, pas humbjes nga Atalanta në vikend, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala realizoi pas 21 minutave lojë një gol të bukur, pas një aksioni fantastik me Dejan Kulusevskin.
Pak minuta më vonë shënoi edhe Chiellini, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Moise Kean.
Në pjesën e dytë, Juventusi shënoi edhe golin e dytë me anë Moratas, ni cili e vulosi fitoren e madhe.
Në fund të duelit, Dybala humbi penalltinë (në minutën e 94’të).
Juventusi me këtë fitore shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e shtatë – kurse Salernitana ndodhet në vendin e fundit me 8 pikë.
/GazetaBlic Sport


