Sporti

Juventus – Lyon zhvillohet me 7 Gusht!

05/09/2020 20:41
nga:M K

Lyoni fitoi ndeshjen e parë të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve për këtë edicion me rezultat 1-0.

Ani pse ndeshja e parë u luajt më 26 Shkurt, ajo e kthimit ende nuk është zhvilluar dhe kuptohet, tashmë dihet botërisht arsyeja, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, sinjalet pozitive në rikthimin e ligave në Gjermani, Spanjë e Itali mund të reflektojnë edhe në Champions.

Por, problem serioz do të jetë me skuadrat franceze. Shteti ka marrë vendim që kampionati të mbyllet aty ku është, ndërsa ende nuk dihet sesi do të rrjedhin gjërat për garat evropiane, ku nga Franca luajnë PSG-ja dhe Lyoni.

Ka qenë kryetari i klubit nga “Stade de Lyonnais”, Jean Michel Aulas, që ka konfirmuar se ndeshja me Juventusin do të zhvillohet me 7 Gusht në Itali. Në një prononcim për “RTL” ai ka thënë se nëse shteti nuk lejon stërvitjet, atëherë ekipet franceze do të “masakrohen” nga kundërshtarët.

“Ndeshja jonë kundër Juventus është konfirmuar për datën 7 gusht, dhe do të luhet në Torino, pa tifozë. Nëse autoritetet tona nuk rifillojnë sezonin 19/20, Lyon dhe PSG do të masakrohen nga skuadrat që kanë përgatitje”, ka thënë mes tjerash Aulas.

/GazetaBlic/

07/04/2020 19:12

Juventusi s’gabon as në derbi, marrshon sigurt drejt titullit