Sporti

Juventus ka një plan për të sjellë Salah në Torino

03/24/2019 09:21
nga:M K

Vijojnë të përforcohet zërat e bujshëm sa i përket merkatos së fuqishme që pritet të konkretizojë Juventus në merkaton e verës.

Në këtë kuadër, emri që më shumë ka shkundur të gjithë ambientin futbollistik në Itali dhe Angli, por jo vetëm, është ai i egjiptianit Mohamed Salah.

Ylli i Liverpool është aluduar edhe më parë për një afrim të mundshëm te “Zonja e Vjetër”, por tashmë gjërat duket të jenë më konkrete.

Pikërisht, sepse bardhezinjtë kanë një ofertë konkrete për të bindur “Të Kuqtë” të lënë të lirë bomberin egjiptian.

Referuar të përditshmes britanike “Daily Mail”, Juventus ka përgatitur superofertën për të siguruar shërbimet e Salah: plot 60 milionë euro dhe kartonin e argjentinasit Paulo Dybala.

Argjentinasi ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, por vetëm 26 prej tyre i ka nisur si titullar, e vetëm 17 herë ka luajtur për 90 minuta të plota; pra në shumë të tjera ose ka hyrë si zëvendësues, ose është zëvendësuar pas një minutazhi të caktuar.

Pakënaqësia e Dybalas ka shkaktuar spekulimet për largimin e tij nga Juve, ndërkohë që Salah nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen në futbollin italian, pasi ka luajtur më parë edhe me Romën.

Kështu, veç përforcimit të sulmit, Juventus do të shënonte një tjetër goditje të fuqishme marketingu, pas asaj të verës së kaluar me Cristiano Ronaldon.

11/13/2019 10:33

Dëmtimi i Salah më serioz se sa dukej, largohet nga kombëtarja e Egjiptit