Sporti

Juventus ka gati ofertën për Felipe Anderson

01/03/2024 16:16
nga:Mergim Rreci

Felipe Anderson duket i pakënaqur te Lazio. Brazilianin ka pasur përplasje me trajnerin Sarri dhe drejtuesit e klubit.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, presidenti Lotito i ka vënë ultimatum 30-vjeçarit se duhet të zgjedhë në janar nëse do të qëndrojë te Lazio ose të largohet.

Gjithashtu bëhet me dije se i interesuar është Juventusi, me bardhezinjtë që janë në pritje të zgjedhjes së Anderson, të cilët kanë gati ofertën për ta bindur.