Sporti

Juventus – Inter, me tifozë?

02/27/2020 12:54
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të komentuara në gadishullin apenin.

Virusi që ka kapluar Italinë dhe jo vetëm, po ndikon edhe në jetën sportive, përcjell GazetaBlic.

Për t’i zvogëluar gjasat e të prekurit, shtëpia numër një e futbollit italian kishte marrë vendim që shumica e ndeshjeve të fundjavës të luhen pa tifozë, ndër to ndeshje edhe ajo që pritet të jetë goxha përcaktuese për fatin e titullit, Juventus – Inter.

Megjithatë një shkëndijë shprese për fansat e të dyja skuadrave, ka ardhur para pak çastesh nga Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana.

Ky i fundit ka deklaruar se ka gjasa që tifozët të lejohen në “Allianz Stadium”, por që duhet pritur të shtunën për ta vendosur përfundimisht.

“Jam optimist se gjërat mund të ndryshojnë për të mirë. Të shohim çka do të ndodhë. Të shtunën pritet të vendoset përfundimisht, por nuk besoj se ka arsye që tifozët mos të jenë prezentë”, tha ndër të tjera Fontana.

/GazetaBlic/

03/05/2020 18:08

Juventus – Inter, të dielën, por pa tifozë