Sporti

Juventus i ofron Real Madridit shkëmbimin e mbrojtësve

05/30/2019 21:35
nga:M K

Sipas faqes së lajmeve spanjolle Defensa Centra, Juventus ka kontaktuar Real Madrid duke i ofruar një shkëmbim Alex Sandro-Marcelo.

Të dy lojtarët kanë vuajtur sezonin që sapo përfundoi me skuadrat e tyre dhe një ndryshim ambienti mund t’u bëjë mirë.

Problemi është Zinedine Zidane, i cili kërkon të mbajë Marcelo-n në skuadër për të paktën edhe një sezon.

Gjithashtu trajneri francez nuk është i bindur 100% nga Alex Sandro dhe nuk mendon se shkëmbimi do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Megjithatë, vendimtar do të jetë edhe vullneti i lojtarëve. Nëse Marcelo vendos të largohet, trajneri i tij do ta kishte të vështirë ta ndalte.

09/17/2019 00:51

Pacolli e krahason Enver Hoxhajn me Ivica Daçiqin