Sporti

Juventus fiton në vazhdime ndaj Genoas, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

01/13/2021 23:16
nga:Lorik J

Juventusi e ka mposhtur Genona 3-2 pas 120 minutave lojë.

Zonja e Vjetër është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë pas një fitore të mundimshme kundër Genoas, shkruan Reporteri.net

Juve e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Kulusevski 2′ dhe Morata 23′.

Genoa ngushtoi epërsinë në minutën e 28-të me anë të Czyborra, ndërkaq në pjesën e dytë, Melegoni barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 74-të.

Në vazhdime Rafia ishte heroi i Juves duke shënuar golin e fitores në minutën e 104-të