Sporti

Juventus – Fiorentina, notat e futbollistëve

12/22/2020 23:38
nga:M K

Juventusi ka regjistruar sonte edhe humbjen e parë të edicionit, duke e lënë kështu Milanin, si ekipin e vetëm pa humbje deri më tani.

Zonja e Vjetër u mposht bindshëm nga Fiorentina, 0-3, teksa rol të madh në këtë drejtim ka luajtur përjashtimi me të kuq i Cuadrados në minutën e 17′, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, në ato momentet, rezultati ishte 0-1 në favor të mysafirëve nga “Artemio Franchi”. Alex Sandro shënoi autogol në minutën e 76′, për ta mbyllur çështjen e fituesit.

Ndërkaq, në minutën e 81′, ish-lojtari bianconer Caceres, regjistroi shifrat përfundimtare, Juventus zero, Fiorentina tre.

Me këtë fitore, “viola” shkon në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Juventusi pas anulimit të tri pikëve me vendim të CONIT, tani mposhtet, për të mbetur me shtatë pikë prapa kuq e zinjve të Piolit, respektivisht me 24 pikë të arkëtuara pas 13 xhirosh.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka shpalosur edhe notat e lojtarëve.

/GazetaBlic/

03/01/2021 18:30

Juventus konfirmon një rast pozitiv me COVID-19