Sporti

Juventus dhe Milan gati për një shkëmbim tjetër

01/25/2020 13:29
nga:M K

Juventusi dhe Milani kishin bashkëpunuar në të kaluarën, kur kishin shkëmbyer Bonuccin me Caldaran.

Megjithatë, sipas mediave italiane të dy klubet janë në negociata edhe për një tjetër shkëmbim të mundshëm, shkruan GazetaBlic.

Braziliani Paqueta nuk ka arritur ta tregojë gjithë potencialin e tij, andaj po e sheh largimin nga San Siro si zgjidhjen e vetme për ta shpëtuar karrierën. Ai ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në PSG, por duket se çmimi prej 30-35 milionë eurosh që kërkon Milani për të, duket të jetë pengesë për transferimin e tij në “Parkun e Princave”.

Juventusi në anën tjetër, tash e një kohë po diskuton largimin e Bernardeschi’t, i cili tash po përballet me një konkurrencë të jashtëzakonshme për minutazh.

Kësisoj, të dy klubet po shqyrtojnë mundësinë që të ndodhë një shkëmbim mes tyre, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij afati kalimtar.

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino